Presidenti i FFK-së zgjedhet nënpresident i Komitetit Olimpik

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është zgjedhur nënpresident  i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ademi e ka fituar garën me kryetarin e Federatës së Karatesë, Ismet Krasniqin.

Për Ademin votuan 39 delegatë të Asamblesë së KOK-ut, duke e zgjedhur në pozitën e nënpresidentit të KOK-ut, pozitë e cila kishte mbetur vakante pas vdekjes së ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Ademi i ka falenderuar votuesit për besimin që ia kanë dhënë atij, për tu zgjedhur nënpresident i KOK-ut.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë. Kjo votë do të jetë gjithmonë vota juaj dhe do ta përdorë për të mirën e KOK-ut. Gara ishte shumë e fortë dhe përgëzoj edhe Ismet Krasniqin i cili u tregua si konkurrent shumë i fortë, por mendoj se vota juaj sot shkoi aty ku duhet, pasi kjo pozitë edhe më parë i ka takuar dhe është meritore për federatën më të madhe në Kosovë”, ka theksuar para delegatëve të KOK-ut, presidenti i FFK-së, Agim Ademi.