Foto: Kallxo.com

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra kualifikohen në çerekfinale

Kanë përfunduar katër ndeshje të zhvilluara për 1/8 të Kupës së Kosovës.

Tri ndeshje kanë përfunduar brenda kohës së rregullt, ndërsa një është vendosur pas penalltive.

Drita shënoi fitore të lehtë ndaj skuadër të Ligës së Dytë, Minatorit, me rezultat prej 5-2.

Besa e Pejës dhe Vëllaznimi u vendos pas penalltive, pasi ndeshje e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me rezultatin e bardhë 0-0.

Ndërsa pas penalltive fitoi Vllaznimi me rezultatin prej 2-3.

Prishtina e ka shkatërruar Lirinë në Prizren, me rezultatin prej 0-4.

Ndërsa Ferizaji e ka mposhtur si mysafirë Fushë Kosovën, me rezultat 1-2.

Nësër zhvilohen edhe katër ndeshje tjera të Kupës së Kosovës.

Shorti për çerekfinale do të tërhiqet në zyret e FFK-së të martën me 11.12.2018 në ora 13:00

Kupa e Kosovës – Rezultatet pas pjesëve të para

.