Kupa e Kosovës - Rezultatet pas pjesëve të para

Nga ora 12:30, kanë nisur 4 duelet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Ndeshja kryesore  po zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ku Liria po luan përballë Prishtinës. Pas 45 minutave të parë Prishtina është në epërsi 2-0.

Ndeshje tjetër po luhet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit, rezultati pas pjesës së parë është 0-0.

Drita është duke luajtur ndaj Minatorit ku rezultati është 2-1 për Dritën.

Ndeshja e katërt e ditës së sotme po luhet në mes Fushë Kosovës dhe Ferizajt ku rezultati është 0-0.