Napoli rikthehet te fitoret, e mposht Udinesen (Foto)

Napoli është rikthyer te fitorja  duke e mposhtur Udinesen me rezultat 4-2, në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.

Napoli e nisi mirë ndeshjen pasi kaloi në epërsi në minutën 17’ me Younes.

Vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 26’ me Callejonin.

Udinese nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin për gjashtë minuta me Lasganan edhe Fofanan.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2.

Në pjesën e dytë Napoli e riktheu epërsinë me Milikin në minutën e 57’.

Për rezultatin përfundimtar 4-2, shënoi Dries Mertens në minutën e 70’.

Pas kësaj fitoreje Napoli pozicionohet në vendin e dytë me 60 pikë, 15 pikë më pak se Juventusi që gjendet në vendin e parë.