James Rodriguez- Bayern Munich

Napoli monitoron Lozanon, Dolbergun dhe James Rodriguez

Napoli është duke i monitoruar lojtarët si Hirving Lozano i PSV-së, Kasper Dolberg i Ajaxit dhe James Rodriguezin e Bayern Munich i cili është i huzuar nga Real Madridi.

Sipas “Corriere dello Sport”, Carlo Ancelotti po e përcjellë me vëmendje yllin e PSV-s Hirving Lozanon dhe Dolbergun e Ajaxit.

Për Napolin më të arritshëm janë Lozano e Dolberg.

Ndërsa sa i përket për James Rodriguez, situata është më e kompletuar, pasi kolumbiani pritet të rikthehet nga huazimi dy vjeçar në Real Madrid.

Megjithatë James pritet të largohet nga Real Madridi, pasi ka oferta nga klube të shumta Europiane e njëra ndër to është edhe Napoli.

 

James Rodriguez- Bayern Munich
Hirving Lozano- PSV

 

Kasper Dolberg/ AJAX