Foto: FFK-Facebook

Muriqi: Kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë shkojmë për t’i marrë pikët e plota

Sulmuesi në top formë i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur për media pas përfundimit të stërvitjeve me shokët e skuadrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Muriqi është shprehur këmbëngulës së në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë do shkojnë për fitore.

“Shumëkush mendon se në këto dy ndeshje na mjafton të marrim edhe barazim, por ne megjithatë shkojmë në këto dy udhëtime për t’i marrë pikët e plota, pasi në grup kemi dy rivalë shumë të fortë si Anglia e Çekia. E kemi një ekip shumë të mirë me futbollistë cilësor, prandaj shpresoj se do t’i arrijmë të marrim pikët e plota”, ka thënë Muriqi.

Ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit, në këtë sezon ka shkelqyer me skuadrën e Rizesporit në Turqi duke i shënuar 17 gola dhe tetë asistime.