Foto: Manchester United/Twitter

Manchester United mposht Leicester Cityn (Foto)

Manchester United është rikthyer te fitoret në xhiron e 25-të të Premierligës, duke e mposhtur Leicester Cityn me rezultat 1-0.

United golin e fitores e shënoi në minutën e 9’ me Marcus Rashfordin pas një super asistimi të Paul Pogbas.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Edhe në pjesën e dytë nuk pati gola, ani pse pati tentime nga të dy skuadrat që të shënojnë gol, por portat mbetën të paprekura prej minutës së 9’.

Manchester United pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e pestë me 48 pikë.