Majlinda Kelmendi në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos në Gjermani

Majlinda Kelmendi kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë.

Kampionia Olimpike mundi brazilianen Eleudis Valentim, në rrethin e tretë të kategorisë -52 kg.

Në çerekfinale ajo do të ketë një përballje ndaj xhudistes koreane Bokyeong Yoeng.

Paraprakisht Majlinda Kelmendi e mundi me ipon gjermanen, Verena Thumm.

Grand Slami zhvillohet prej sot e deri të dielën.

Majlinda Kelmendi është garuesja e vetme që do të përfaqësojë vendin tonë në Gjermani, pasi xhudistët tjerë, Akil e Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka, do të pushojnë.

Grand Slami i Dyseldorfit është gara e dytë këtë vit për medalisten e artë Olimpike, pas medaljes së artë të fituar muajin e kaluar në Grand Prixin e Tel Avivit.

Në Dyseldorf marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete, ndërsa Grand Slami është i vlefshëm për pikë olimpike Tokio 2020.

“Dyselforfi është një ndalesë vendimtare në rrugën drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020 dhe kampionatit botëror të xhudos që mbahet në Tokio këtë vit. Kampionët Olimpikë dhe të botës do të garojnë në Gjermani, ku tifozët e xhudos mund të presin një garë spektakolare”, ka deklaruar presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për “ijf.org”.