Foto: Facebook

Liria- Ferizaji, ndeshja për largimin nga zona e barazhit (Foto)

Sot prej orës 13:30, zhvillohet ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Ferizajit, në Prizren.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 13-të, në kuadër të Ipko Superligës së Kosovës.

Të dy skuadrat janë në një situatë të vështirë për shkak të formës së dobët që po kalojnë.

Liria momentalisht është në zonën që e dërgon në Ligën e Parë,  pra me vetëm nëntë pikë.

Ndërsa Ferizaji është në zonën e barazhit me vetëm një pikë largë zonës së Ligës së Parë.