KEK-u e pret Ferizajin dhe kërkon fitoren e parë në këtë sezon (Foto)

Sot me fillim prej orës 13:30, KEK-u do të përballet me Ferizajin, ndeshje kjo që ka mbetur pa u zhvilluar nga xhiroja e dhjetë e Ipko Superligës së Kosovës.

KEK-u deri më sot nga 13 ndeshje sa ka zhvilluar në këtë sezon, ka arritur ta grumbulloj vetëm një pikë, gjë që e ka bërë t’i humb të gjitha shpresat për qëndrimin edhe për një vit në Superligë.

Ndërsa Ferizaji është vetëm një vend më lartë se KEK-u, por ka grumbulluar vetëm 11 pikë, ndërsa fitorja e sotme do ta largonte nga zona e cila e dërgon në Ligën e Parë.