Kandidatja pa Veturë
17.10.2017 - 11:40
Debat Pernime, ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës
Valdete Idrizi, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Mitrovicës nuk posedon veturë personale.
Së paku kështu tha Rexhep Desku, bashkëshorti i saj në intervistën për Debat Pernime.
“Sot qysh i kemi punët edhe kushtet nuk jemi keq, për momentin e kam një kerr, Galloper, për momentin [Valdetja], s’ka kerr”, tha ai.
Ai gjithashtu foli rreth karakteristiktave të personalitetit të bashkëshortes së tij.
“Është në njeri shumë e sinqertë dhe e lidhur shumë me këtë qytet. Valdetja është njeri shumë i dashtun, i kuptueshëm, ka një sjellje të mirë ndaj fëmijëve dhe pleqve”, tha Desku.