Juventus thyen rekord, shet bileta në vlerën 5.5 milionë euro

Ndeshja e sotme ndërmjet Juventusit dhe Atletico Madridit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ka zgjuar interesim të madh nga e gjithë bota.

Këtë më së miri e vërteton fakti se stadiumi “Allianz Stadium” i Juventusit sonte do të jetë i stërmbushur.

Sipas njoftimit zyrtar të Juventusit, skuadra italiane ka shitur bileta në vlerë prej 5.5 milionë eurove. Shifër rekord kjo për skuadrën italiane.

Ndeshja fillon në ora 21:00.