Foto: Inter

Inter e fiton derbin ndaj Napolit (Foto)

Interi ka arritur të shënojë një fitore shumë të vështirë përballë Napolit,  me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Vlen të theksohet një gol i anuluar i Perisic, pasi u shikua sistemi VAR.

Në pjesën e dytë Napoli luajti më mirë, ku e pati edhe posedimin e topit 60% me 40%.

Goli vendimtar i ndeshjes u shënua në minutën e 90+1’, nga Lautaro Martinez.

Në këtë ndeshje Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 81’ dhe Lorenzo Insinge në minutën e 90+5.