Hendboll, Kosova U21 më 21 maj mëson kundërshtarët për botërorin ‘Spanja 2019’

Kombëtarja e Kosovës U21, me 21 maj do t’i mësojë kundërshtarët e saj për fazën e grupeve në Kampionatin Botëror “Spanja 2019”.

Më 21 maj shorti do të tërhiqet në Pontevedra të Spanjës.

Botërori mbahet prej 16 deri më 28 korrik në Vigo dhe Pontevedra.

Për herë të parë në një botëror merr pjesë edhe Kosova, falë suksesit historik në IHF Trophy.

Kombëtarja jonë synon disa fitore në botëror, por shumë do të varet prej shortit.

IHF-ja ka ndarë përfaqësueset nëpër rreshta, duke u bazuar në performancë.

Rreshti 1: Sllovenia, Franca, Gjermania, Portugalia

Rreshti 2: Spanja, Egjipti, Kroacia, Islanda

Rreshti 3: Serbia, Norvegjia, Suedia, Hungaria

Rreshti 4: Argjentina, Tunizia, Nigeria, Brazili

Rreshti 5: Korea, Japonia, Bahrejni, Danimarka

Rreshti 6: Kili, Australia, SHBA-ja, Kosova.

(Do të formohen katër grupe me nga gjashtë ekipe)