Guardiola në City deri në vitin 2023?

Pep Guardiola i ka thënë disa miqve të tij se ai dëshiron të qëndrojë tek Manchester City deri në sezonin 2022-2023, raporton “The Telegraph”.

Marrëveshja e tanishme e Guardiolës me “qytetarët” është deri në sezonin 2020-21’, por strategu spanjoll po shqyrton mundësinë e zgjatjes së kontratës së tij edhe për dy sezone tjerë shtesë.

Nëse do ta bënte një gjë të tillë Guardiola, do të ishte në krye të Cityt për plot 7 sezone.

Mediat në Evropë ditëve të fundit kanë raportuar se sezonin e ardhshëm Guardiola do ta zëvendësojë Allegrin te Juventusi.

Pep Guardiola është emëruar trajner i Cityt në korrik të vitit 2016, ndërsa deri tani ka fituar një herë Premier Ligën, njëherë FA Cup dhe dy herë EFL Cup.