Gjilani fiton pas vazhdimeve ndaj Sharrit (Foto)

Skuadra e Gjilanit ka arritur që të shënoj fitore ndaj skuadrës së Sharrit, vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, ndeshje kjo e vlefshme për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës.

Koha e rregullt në këtë ndeshje kishte përfunduar me rezultat të barabartë prej 2-2.

E në vazhdime gjilanasit shënuan edhe tre gola, për rezultatin përfundimtar prej 6-2.