Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Llapi fiton Kupën e Kosovës

Llapi e ka fituar Kupën e Kosovës pas penalltive me rezultatin 4-3, dhe me rezutlat të përgjithshëm 5-4.

Kapiteni Altin Mërlaku shënoi për 1-0, në minutën e 113’ duke e kaluar edhe portierin e Llapit, Marjan Çoriq.

Llapi e barazoi rezultatin në minutën e 120’ me Elvis Prençin për ta quar ndeshjen në vazhdime.

Fituesi i Kupës do të  marrë pjesë në garat Europiane, në Europa Conference League, pra jo në Ligën e Europës.

Kjo pasi UEFA ka krijuar një garë të re si UEFA Europa Conference League, ku do të luajnë fituesit e Kupës dhe vendet e dyta të kampionatit nga 26 vende.Kampionatet që janë në ranglistën nga pozita e 29-të deri në atë 55, do të jenë pjesë e kësaj gare, ku bëjnë pjesë edhe klubet e Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni se si shkuan gjuajtjet e penalltive.

Vildan Kerim i Dukagjinit shënoi për 1-0, duke goditur me të majtën në këndin e majtë të portierit.

Arbnor Ramadani i Llapit e barazoi rezultatin në 1-1, duke goditur me të majtën në këndin e majtë të portierit Altik Muhaxheri.

Elton Basri i Dukagjinit u tregua i saktë në penalltinë e dytë për klinasit duke shënuar me lehtësi.

Sava Gardasheviq i Llapit shënoi për 2-2, duke goditur bukur në këndin e majtë të portierit.

Fatlum Gashi i Dukagjinit shënoi për 3-2, duke goditur përsëri në anën e majtë të portierit Çoriq.

Kapiteni i Llapit Bujar Idrizi shënoi për 3-3, duke goditur në anën e djathtë të portierit Altik Muhaxhiri.

Ilir Syla i Dukagjinit e humbi penalltinë, pasi goditjen e tij e priti portieri i Llapit.

Ahmed Januzi i Llapit e humbi penalltinë, pasi goditjen e tij ia priti portieri Altik Muhaxheri.

Altin Merlaku i Dukagjinit e humbi penalltinë, pasi goditjen e tij ia priti portieri i Llapit.

Muhamet Hyseni i Llapit shënoi golin e fitores për 3-4, duke e shpallur Llapin Kampion.