Përfundojë ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll, këto janë rezultatet

Sot janë zhvilluar edhe pesë ndeshje interesante në Kupën e Kosovës, në kuadër të rrethit të 16-të.

Prej pesë takimeve dy prej tyre kanë shkuar të vazhdime. Ekipi nga Gjilani, Drita ka barazuar pa gola kundër Drenasin me rezultat 0:0 brenda 90 minutave, duke e fituar ndeshjen në vazhdime.

Arbëria ka shënuar fitore ndaj ekipit të Vitisë me rezultat 3:0.

Në ndeshjen mes Kek-ut dhe Trepçës rezultati pas 90 minutave ka qenë 1:0, duke bërë që skuadra nga Obiliqi të vazhdojë më tutje.

Dukagjini ka humbur nga Liria e Prizrenit me rezultat 0:4.

Ndërsa ekipi i Flamurtarit ka barazuar pa gola ndaj Ferizaj në kohën e rregullt, por që në fund triumfuan ferizajasit.

Gjatë ditës së djeshme  janë zhvilluar 12-të duele tjera.