Stadiumi Fadil Vokrri nga droni 01 foto KALLXOcom

FFK: Tifozët të mos i kalojnë rrethojat e stadiumit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), i ka bërë thirrje tifozëve që gjatë ndeshjes kundër Bullgarisë   të mos i kalojnë rrethojat, siç ishte rasti në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, ku dy shikues i kaluan rrethojat dhe u futën në fushë.

“FFK u bën me dije shikuesve se çdo kalim i rrethojave dhe hyrje në fushë konsiderohet vepër penale dhe do të jetë i ndëshkueshëm në bazë të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe Ligjit kundër huliganizmit dhe dukurive tjera negative në sport”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Më tutje në njoftim thuhet se FFK beson fuqishëm se të gjithë shikuesit do të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që bartin veprimet e tilla dhe nuk do të lejojnë të prishet imazhi që e ka krijuar FFK-ja dhe vetë tifozëria “Dardanët”.