Feronikeli u kthehet fitoreve (Foto)

Feronikeli është rikthyer tek fitoret duke e mposhtur skuadrën e Ferizajt, me rezultat prej 2-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadrës së Zekrija Ramadanit i mjaftuan dy golat e pjesës së parë që t’i ndalin tri pikë në shtëpi të vet.

Nikli golin e gjeti në minutën ’15 me qendërsulmuesin Kastriot Rexha, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Mendurim Hotit.

Ishte përsëri Mendurim Hoti që asistoi në golin e dytë në minutën e ’34 me anë të Artur Maganit.

Feronikeli pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Ferizaj në vendin e 11-të me vetëm 14 pikë.