Ndeshja Kika-Ballkani - Foto: KALLXO.com

Edhe Ballkani shkon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ballkani ka arritur të shënojë një fitore mjaft të vështirë në minutat shtesë të vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën 115’ nga Edi Maksutaj.

Pjesa e parë ishte më intensive ku të dy ekipet i kishin rastet e tyre për gol, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Pjesa e dytë ishte me e balancuar me një iniciativë të lehtë të mysafirëve.

Për ta shënuar golin e fitores u desh të pritej koha shtesë e vazhdimeve.

Suharekasit shënuan në minutën e 115’.

Kjo ndeshje u luajt në Gjilan, në fushën me bar sintetik, pasi stadiumi i Kikës nuk ishte gati për lojë.