Derbi Feronikeli – Milan, tifozët nuk pajtohen me çmimet e biletave - (Foto)

Tifozët zyrtarë të Feronikelit “Tigrat e Zi”, nuk po pajtohen me çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Milanit me 10 gusht që pritet zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimi i biletave pritet të jetë më e lira 35 euro, ndërsa më e shtrenjta 155 euro.

“Tigrat e Zi”, i kanë kërkuar presidentit të Niklit Naser Rama, që ta zbres çmimin e biletave, pasi është i pa përballueshëm për tifozët kosovar.