De Jong: Nëse kam sukses te Barclona nuk do të largohem kurrë ashtu sikurse Messi

Mesfushori i Ajaxit Frenkie de Jong, ka thënë se nëse do të ketë sukses te Barcelona, atëherë nuk do të largohet kurrë ashtu si Lionel Messi.

Holandezi u transferua në Barcelonë për 75 milionë euro, në afatin kalimtar të janarit, por karrierën e tij do ta nisë prej korrikut të vitit 2019.

De Jong ka thënë për “Het Kontakt”, se Paris Saint-Germainin e kishte si opsion të mirë për të, por ai gjithmonë ka ëndërruar të luaj në Barcelonë dhe është i lumtur me kontratën e tij pesë vjeçare.

“Paris Saint-Germain, ishte opsion i mirë për mua, por gjithmonë e kam e kam ëndërruar Barcelonën dhe jam shumë i lumtur me kontratën pesë vjeçare”, ka thënë De Jong.