Chiellini: Pogba është gjithmonë i mirëpritur në Juventus

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, në kohën e fundit gjithmonë është lidhur për një rikthim të tij në Juventus.

Për transferimin e mundshëm të tij ka folur edhe kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini.

Chiellini kur është pyetur për Pogban nga “La Stampa”, ka thënë se gjithmonë është i mirëpritur për një rikthim të tij në Juventus.

Chiellini ka thurur elozhe për talentin e Pogbas, duke e konsideruar si ikonën e basketbollit LeBron James dhe atë të atletikës Usain Bolt.

Pogba kishte luajtur në Juventus nga viti 2012-të deri në vitin 2016-të, ku kishte fituar katër tituj të Serie A dhe dy Kupa të Italisë, për t`u shitur pastaj në Manchester United për një shumë rekorde prej 116 milionë eurove.