Eden Hazard - Foto: facebook

Chelsea ia vë çmimin Hazardit

Eden Hazard është përfolur qe gjashtë muaj për një largim të tij nga Chelsea, dhe destinacioni më i përfolur ka qenë Real Madridi.

Sipas “The Telegraph”, Chelsea ka menduar për shitjen e Hazardit dhe duke parë interesimin e disa klubeve të mëdha për të ia ka vënë çmimin 100 milionë funte.

Ylli i Belgjikës qe gjashtë muaj është ndërlidhur për një kalim të mundshëm të tij në Real Madrid dhe nuk e ka vazhduar kontratën.

Largimi i Hazardit në drejtim të Real Madridit, në afatin kalimtar të verës duket i pashmangshëm, prandaj Chelsea ia ka vënë çmimin atij.