Carragher: Salah dhe Mane duhet të qëndrojnë në Liverpool

Ish-qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, tani analist i futbollit, thotë që Liverpool nuk duhet t’i largojë Sadio Manen e Mohamed Salahun.

Në kohën e fundit kanë qarkulluar zëra në mediat europiane se njëri ndërmjet Salah ose Manes, pritet të largohet nga Liverpooli në merkaton verore.

Carragher ka thënë për Sky Sport se Liverpool duhet t’i mbajë lojtarët pasi është bërë një klub i madh së bashku me Jurgen Kloppin.

Sipas tij, lojtarët e kanë të vështirë të refuzojnë klube si Barcelona dhe Real Madrid, por ai mendon se Klopp ka krijuar atmosferë të mirë dhe ata e adhurojnë trajnerin gjerman.

“Mbani lojtarët, është një gjë e madhe për tifozët, për një klub të madh me një trajner si Jurgen Klopp.  Liverpool e humbi Phlippe Coutinhon, kohë më parë, por mendoj se do të ishte shumë e vështirë që të largohen lojtarët nga klubi tani. Natyrisht nëse Real Madrid ose Barcelona i telefonon lojtarët tuaj, është problem të qëndrojnë, sepse shumica e lojtarëve dëshirojnë të luajnë për këto dy klube. Por, unë mendoj tani se lojtarët e adhurojnë Jurgen Kloppin dhe dëshirojnë të qëndrojnë duke u bërë pjesë e këtij rrugëtimi të klubit”, ka thënë Carragher.