Foto: FIBA

Basketboll: Prishtina pëson humbjen e radhës (Video)

Prishtina e ka pësuar edhe humbjen e katërt në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve në FIBA Challange Cup.

Klubi nga kryeqyteti është mposhtur në Hungari nga skuadra Szolnoki Olaj, me rezultat 89-76.

Çereku i parë i takoi Prishtinës të cilin e mbylli me rezultat 20-23.

Në çerekun e dytë vendasit u kthjellën dhe arritën ta fitojnë me rezultat 20-19, (40-42), pra në pauzën prej 20 minutave Prishtina shkoi në epërsi prej 2 pikëve.

Çereku i tretë ishte i ngushtë dhe në fund vendasit e fituan me 19-17 ( 59-59).

Dhjetë minutëshi i fundit për kryeqytetasit ishte fatal, pasi e humbën me rezultat 30-17, për t’u mbyllur me rezultat të përgjithshëm 89-76.

Lojtari me më së shumti pikë në këtë ndeshje ishte Dardan Berisha, me 31 të tilla.

Ndërsa lojtari me më së shumti pikë të Olaj, ishte Nemanja Milosevic.

Prishtina pas kësaj humbje radhitet e fundit në Grupin I, me katër humbje dhe një fitore.