Barcelona do t’i shqyrtoj ofertat për Samuel Umtitin

Mbrojtësi francez Samuel Umtiti, e ka kaluar një sezon për t’u harruar me Barcelonën, pasi lëndimet e shumta e bën atë që të jetë pak prezent në fushën e lojës.

Umtiti afatin kalimtar të verës mund të ndërroj skuadër.

Barcelona tani e ka gjetur rehatinë në mbrojtje me Piquen e Lengletin dhe më Umtiti nuk është si alternativa e parë për formacionin bazë të blaugranëve.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Barcelona tani do t’i konsideroj ofertat për të.

Për Umtitin është interesuar skuadra e Manchester Unitedit.

Mirëpo, Katalunasit do t’i marrin parasysh vetëm ofertat mbi 50 milionë euro për të, në të kundërtën do të refuzohen.

25 vjeçari francez u transferua në Barcelonë në vitin 2016 nga Lyoni.