Arsenal vazhdon me humbje (VIDEO)

Arsenal ka vazhduar me humbje duke u mposhtur edhe nga Wolves, me rezultat 3-1, pas humbjes në vikend që e pësoi nga Crystal Palace me rezultat 3-2.

Ruben Neves e hapi serinë e golave me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 28’.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Doherty në minutën e 37’.

Diego Jota e trefishoi epërsinë në minutën e 45+2’.

Golin e nderit për Arsenalin e shënoi qendërmbrojtësi grek Sokratis në minutën e 80’ pas asistimit të Granit Xhakës.

Arsenali pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e pestë me 66 pikë dhe i zbeh gjasat për një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Z4_tsaygMmw