
Kjo është paga javore e Granit Xhakës te Arsenal
22.3.2022 - 14:17
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, por që luan te kombëtarja e Zvicrës, paguhet rreth 100 mijë funte në javë tek skuadra angleze, Arsenal.
Kjo është bërë e ditur nga ana e mediumit givemesport.com që ka bërë publike pagat e futbollistëve të Arsenalit.
Në krye të listës qëndron futbollisti Thomas Prety që arrin të sigurojë 200.000 mijë funte në javë.
Futbollisti me prejardhje shqiptare gjendet në pozitën e 7-të sa i përket listës prej 20 futbollistëve të cilëve i janë bërë publike pagat.
Fillimisht Xhaka karrierën e tij si futbollist e ka nisur te skuadra zvicerane Basel para se të transferohej në Gjermani tek Borussia Monchengladbach.