Liverpool-Arsenal në kërkim të finales së kupës së Anglisë

Liverpool dhe Arsenal do të përballen sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të kupës së Anglisë “Carabo Cup”.

Të dy ekipet shpresojnë të fitojnë ndeshjen e parë në mënyrë që në ndeshjet e kthimit që zhvillohet më 20 janar të kenë përparësi.

Ndeshja sonte nis në ora 20:45.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej më herët por për shkak të rasteve me COVID-19 në skuadrën e Liverpoolit kjo ndeshje ishte shtyrë.

Për këtë ndeshje të dy ekipet pritet të kenë mungesë të disa futbollistëve.

Liverpoolit do t’i mungojnë Salah, Mane, Thiago, Keita ndërsa Arsenalit Aubameyang, Partey, Pepe, ndërsa paraqitja e Xhakës mbetet në dyshim.

Në finalen e 27 shkurtit, fituesin e kësaj përballjeje të dyfishtë e pret Chelsea.