Ajax shënon fitore të lehtë ndaj Sittardit (Foto)

Ajax ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 4-0 ndaj Sittardit në kuadër të xhiros së 25-të në ligën holandeze Eredivisie.

Lojën e zhbllokoi Dusan Tadic në minutën e 4’.

Për rezultatin 2-0, shënoi Neres në minutën e 27’.

Rezultati i pjesës së parë ishte 2-0.

Në pjesën e dytë vendasit i shënuan edhe dy gola me të njëjtit lojtarë.

Fillimisht për rezultatin 3-0’ shënoi David Neres në minutën e 63’.

Kurse për ta mbyllur lojën me gol u përkujdes Tadic në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Ajax pozicionohet në vendin e dytë me 59 pikë, pesë më pak se PSV-ja e cila është në vendin e parë.

Por, duhet të rikujtojmë se Ajax ka një ndeshje më pak të zhvilluar.