Zyrtare: Ajax transferon Quincy Promes nga Sevilla (FOTO)

Ajaxi e ka kompletuar transferimin e Quinci Promes nga skuadra e Sevillës.

Holandezi i ka kushtuar Ajaxit 17 milionë euro.

Promes karrierën e tij si fëmijë e kishte nisur te akademia e Ajaxit.

Promes ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me holandezët që e mbanë atë lidhur skuadrën e re deri me 30 qershor të vitit 2024.

27 vjeçari holandez në sezonin e fundit me Sevillan i ka luajtur 56 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke i shënuar pesë gola dhe 10 asistime.

Pozita e tij e preferuar është sulmues i krahut të majtë, por mund t’i luaj edhe tjera pozicione.