Ajax barazon në sekondat e parë të pjesës së dytë (Foto)

Ajax ka arritur ta barazojë rezultatin me golin e David Neres, në sekondat e parë të pjesës së dytë.

Ndërsa, pjesa e parë është mbyllur me epërsinë e Juventusit.

Golin e vetëm në këtë pjesë e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 45’ pas një kundërsulmi të shpejtë të ‘Bianconerëve’.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.