Afër 400 kosovarë të pasur vozisin BMW X6

Vetura BMW X6 mbeten nder veturat më luksoze në prodhimtarinë e markës gjermane ‘BMW’.

Për shkak të madhësisë, luksit dhe dinamikes sportive që posedon, nuk ka se si të mos kushtojnë shtrenjte.

Pavarësisht çmimit, rrugëve te Kosovës nuk i mungojnë këto vetura aspak ekonomike.

Sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, qe ka siguruar KALLXO.com, në vendin tonë janë 391 vetura X6.

Çmimi më i lirë për një BMË X6 të vitit 2008-2009 në vendin tonë shitet 30.000 euro.

Ndërkaq, BMË X6 i vitit 2018 kushton prej 150.000 deri në 210.000 euro.

Kjo veture për here të parë doli në shitje ne prill të vitit 2008 deri në vitin 2014, pastaj vazhdoj prodhimtarinë nga viti 2015 e që vazhdon ende.

Marka gjermane ‘BMW’ e cila aktualisht prodhon automobila luksoze dhe motoçikleta, gjithashtu prodhoi motorë avionësh deri në vitin 1945.

Kompania ka histori të rëndësishme motorsport, veçanërisht në turne makina, Formula 1, makina sportive dhe Isle of Man TT.

 

Sa BMW X3 janë në Kosovë?

https://kallxo.com/ndryshe/sa-vetura-ferrari-jane-ne-kosove/