Ilustrim

Sa BMW X3 janë në Kosovë?

Vetura BMW x3 e cila po i mbijeton kohës për shkak të dizajnit, madhësisë, kapacitetit dhe dinamikës sportive, konsiderohet një veture mjaft luksoze.

Pavarësisht çmimeve, rrugëve të Kosovës nuk i mungojnë këto makina luksoze dhe jo ekonomike.

KALLXO.com ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme se nga 15.738 vetura të markës BMW që janë gjithsej në Kosovë, 2.264 copë janë të modelit X3.

Çmimi më i lirë që gjendet në treg është tipi i vitit 2004 ‘BMW X3 2.5i‘ i cili kushton 7.000 euro.

BMW x3 e markës ‘BMW’ të Gjermanisë u prodhua për herë të parë në vitin 2004 dhe vazhdon ende prodhimin.

Mirëpo gjatë këtyre 15 vite prodhimtari, një nga modeli më i ri i këtij viti ‘BMW X3 M40i’ shitet me çmim minimal hiç më pak se 100.000 euro.

KALLXO.com ka krijuar një tabelë ku mund t’i shihni çmimet e veturave në treg sipas viteve të prodhimit duke filluar nga vlera më shifër të ultë deri në maksimalen.