Baneri në nderim të Fadil Vokrrit, Foto: KALLXO.com

Ndeshja Drita - Malmo fillon me një minutë heshtje për Fadil Vokrrin

Ndeshja mes klubeve të futbollit Drita-Malmo e cila është mbajtur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka filluar me një minutë heshtje në nderim të ish-Kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrit.

Me anë të një baneri të vendosur në afërsi të tribunave tifozët kanë shkruar “Kurrë mos harroni Fadil Vokrrin”.

Ish-Kryetari i Federatës së Futbollit në Kosovë, Fadil Vokrri, vdiq më 9 korrik të muajit të kaluar pas një problemi shëndetësor.

Ai u varros me nderime të larta shtetërore.  

Banorët në nderim të Fadil Vokrrit, Foto: KALLXO.com