Mustafa takohet me ambasadoren e Kroacisë
20.2.2019 - 15:43
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është takuar me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Sipas deklaratës për media të kësaj partie, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.
Kryetari, Mustafa e falënderoi shtetin e Kroacisë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
Po ashtu, kryetari Mustafa e njoftoi ambasadoren për qëndrimet e LDK-së për proceset aktuale.
Në këtë takim Ambasadorja, Marija Kapitanoviq ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen dhe e vlerësoi rolin e LDK-së në këto procese. /RTV21