Mogherini ua kërkon ekipit negociator heqjen e taksës ndaj Serbisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogherini, ka folur pas takimit që pati sot në Bruksel me ekipin shtetëror për dialog, ekip ky i kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Në një njoftim zyrtar, përfaqësuesja e BE-së, Mogherini ka thënë se ka shfrytëzuar takimin për të kërkuar sërish që të hiqet taksa e vënë ndaj produkteve serbe.

Mogherini ka thënë se duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku sipas saj marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen e implementohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen.

Pas përfundimit të këtij takimi për medie janë deklaruar edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të cilët u shprehen të kënaqur nga ky takim.

https://kallxo.com/ahmeti-e-limaj-nga-brukseli-deklarohen-per-taksen-ndaj-serbise/

.