Foto-ilustrim

Vrasja mizore në Suharekë, Gjykata nesër shpall vendimin

Kanë kaluar tre vjet që nga dita kur Abedin Bytyqi nga Peqani i Suharekës u vra në mënyrë mizore, me ç’rast trupi i tij u dogj e u hodh në një gropë e u mbulua me dhe.

Për vrasjen e tij në Gjykatën e Prizrenit po gjykohen 4 të dyshuar.

Gjykata do ta shpallë nesër verdiktin për Resmije Bytyqin, bashkëshortja e viktimës, dy djemtë e axhës së saj, Murat dhe Reshat Ademi, si dhe për Fadil Fetiun.

Motivi i vrasjes mizore të 6 tetorit 2016 sipas Prokurorisë ishte bashkëshortja e të ndjerit, Resmije Bytyqi, e cila gjatë gjykimit ka qenë e heshtur dhe nuk ishte deklaruar kur i kishte ardhur radha të jepte mbrojtjen.

Resmije Bytyqi nuk e thotë asnjë fjalë në gjykimin për vrasjen e burrit të saj

KALLXO.com ekskluzivisht ka sjellë raporte nga të gjitha seancat dhe rrëfimet e dëshmitarëve, të akuzuarve dhe rrjedhën e seancave për vrasjen e rëndë të ndodhur tre vjet më parë.

Vrasja që pretendohet se u porosit nga gruaja eskalon në kërcënime të rënda

Nesër trupi gjykues me kryetar Xheladin Osmanin e anëtarët Artan Sejrani dhe Alia Fazlija shpall vendimin ndaj 4 të akuzuarve.

Sipas Prokurorisë, vëllezërit Murat e Reshat Ademi në bashkëpunim e të shtyrë nga Resmije Bytyqi, më 6 tetor 2016, rreth orës 15:30, kanë ndërmarrë veprime me qëllim të vrasjes së Abedin Bytyqit.

Të akuzuarin Fadil Fetiu aktakuza e ngarkonte për moslajmërim të veprës penale, por gjatë gjykimit dhe pasi të gjithë të akuzuarit kishin dhënë mbrojtjen e tyre dhe pas rrëfimeve të Murat Ademit, Prokuroria ndryshoi akuzën për të akuzuarin Fadil Fetiu.

Fadil Fetiu u akuzua për një vepër më të rëndë, pasi që sipas saj i njëjti i ka vënë në dispozicion Murat Ademit mjetin për kryerjen e veprës penale si dhe ka fshehur provat.

Suharekë: Të akuzuar të ri në qështjen ku gruaja akuzohet se porositi vrasjen e burrit

Njëra nga seancat e këtij gjykimi ka eskaluar edhe në kërcënime ndërmjet të akuzuarve.

Gjatë kohës kur i akuzuari  Fadil Fetiu po jepte mbrojtjen e tij, i akuzuari Murat Ademi i ishte vërsulur me fjalët “Prej sot je i vdekur o Fadil Fetiu”.

Vrasja që pretendohet se u porosit nga gruaja eskalon në kërcënime të rënda

Në dy seanca të gjata i akuzuari Murat Ademi kishte rrëfyer para gjykatës dhe shumë familjarëve të pranishëm ngjarjen e ndodhur ditën e 6 tetorit të vitit 2016.

Rrëfemi i Suharekasit si e planifikoi gruaja vrasjen e burrit të saj

www.kallxo.com