Emocionet kur të akuzuarit për vrasje në Malishevë lirohen të pafajshëm

Vëllezërit Besim dhe Blerim Maloku të akuzuar nga Prokuroria në rastin e vrasjes së dy kushërinjve Bahri dhe Shani Maloku janë liruar nga akuzat për vrasje.

Besim Maloku është liruar nga akuza për vrasje, ndërsa është dënuar me 20 muaj burg për armëmbajtje. I vëllai Blerim Maloku është dënuar me 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Mesnatën e 9 marsit 2018 në rrethana tani të paqarta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku u vranë në oborrin e tyre. Për vrasjen  policia arrestoi dy kushërinjtë e tyre, ndërsa pak muaj më vonë njëri nga ta u akuzua për vrasje, ndërsa tjetri për armëmbajtje pa leje.

Pretendimet e Prokurorisë ishin se dorasit u futën për të vjedhur në shtëpinë e Malokëve, ndërsa pasi u vërejtën ata qëlluan pronarët e shtëpisë gjatë arratisjes.

Tragjedia në familjen Maloku ishte shoqëruar me mjaftë reagime publike pasi njëri nga vëllezërit ishte pjesëtarë i FSK-së, ndërsa në varrim morën krerët e shtetit.

FOTO KALLXO.com – Shpallja e akgjykimit – 14.11.2019

Pretendimet e Prokurorisë 

Pas hetimeve për vrasjen Prokuroria ngriti aktakuzë me pretendimet se motivi i vrasjes ishte tentativa për të vjedhur.

Viktimat Bahri dhe Shani Maloku, sipas Prokurorisë në natën kritike po qëndronin në shtëpinë e tyre para se të vriteshin nga plumbat e njërit nga personat që kishin tentuar të kryenin vjedhje në atë shtëpi. Dy vëllezërit e akuzuar asnjë herë nuk e pranuan fajsinë për vrasjen, ndërsa pranuan se kishin armë pa leje.

Aktakuza shpjegonte se pasi që viktimat i kanë parë të akuzuarit, të njëjtit kanë vrapuar për t’i zënë dhe duke ikur i akuzuari Besim Maloku ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku plumbat kishin qëlluar në cak dhe dy vëllezërit mbetën të vdekur.

Pas vendimit të sotëm të gjykatës, vrasja e vëllezërve Maloku hy në mesin e dosjeve ku prokuroria e shtetit nuk arriti të zbuloj dorasin e krimit ndërsa personat e arrestuar lirohen të pafajshëm.

Ndryshe shpallja e aktgjykimit të sontëm është kryer në masa të rrepta të sigurisë për shkak të tensioneve në mes dy familjeve tensione këto që ishin vërejtur edhe gjatë procesit gjyqësor.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Maloku nga fshati Plloqicë i komunës së Malishevës – LINK