llustrim - Foto: KALLXO.com

Vdes një grua pasi goditet nga vetura

Një grua ka vdekur mbrëmë në Pejë.

Policia ka njoftuar se vdekja e saj erdhi pasi u godit nga një veturë deri sa viktima ishte duke drejtuar biçikletën.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar dhe po cilësohet si aksident me fatalitet.