Sot del para gjykatës i dyshuari i përfshirë në rastin e vrasjes së dyfishtë në Pejë

Sot në Gjykatën e Pejës do të mbahet seanca dëgjimore për kërkesën e prokurorisë për paraburgim ndaj Avni Ademaj

Seanca pritet të mbahet në ora 14:00.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti.

A.A. po dyshohet të jetë i përfshirë në rastin e vrasjes së 8 shtatorit në Pejë, ku nga plumbat u vranë vëllai i tij Astrit Ademaj, ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadriaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.

Avni Ademaj mbeti i plagosur në këtë incident.

Prokuroria e ka ndaluar atë duke kërkuar edhe paraburgimin.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.