Foto: KALLXO.com

FOTO – Del para gjykatës i dyshuari i përfshirë në vrasjen e dyfishtë në Pejë

Në Gjykatën e Pejës ka nisur seanca dëgjimore për kërkesën e prokurorisë për paraburgim ndaj Avni Ademajt, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e dyfishtë në Pejë që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

Senaca është duke u mbajtur e mbyllur për publikun.

Avni Ademaj po dyshohet të jetë i përfshirë në rastin e vrasjes së 8 shtatorit në Pejë, ku nga plumbat u vranë vëllai i tij Astrit Ademaj, ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadriaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.

Avni Ademaj mbeti i plagosur në këtë incident. Prokuroria e ka ndaluar atë duke kërkuar edhe paraburgimin.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com