Foto: KALLXO.com

Del para gjykatës i dyshuari i përfshirë në rastin e vrasjes së dyfishtë në Pejë, seanca mbahet e mbyllur për publikun

Avni Ademaj, vëllai i ish-kadidatit të PDK-së për kryetar të Pejës, ka dalë para gjykatës për t’u përballur me kërkesën e prokurorisë për paraburgim.

Avni Ademaj, vëllai i ish-kandidatit për kryetar të PDK-së, të ndjerit Astrit Ademaj, dyshohet se ka privuar nga jeta Blerand Kadriajn.

Këto dyshime janë konstatuar në kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

“..pasi dy viktimat kishin filluar të shtënë në drejtim të njërit tjetrit, aty i pandehuri pa hezitim kishte nxjerr nga brezi armën pistoletë të tipit TT, me të cilën dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të viktimës, Blerand Kadriaj, ku nga këto të shtëna dyshohet të kënë privuar nga jeta të ndjerin Blerand Kadriaj”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Seanca do të mbahet e mbyllur për publikun.

Prokuroria e Pejës ka kërkuar paraburgimin duke u thirrur në rrezikun e ikjes se tij duke pasur parasysh peshën e veprës penale e cila i vihet në barrë dhe mënyrës, e rrethanave në të cilat dyshohet të jetë kryer vepra.