Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Prokuroria për vrasjen në Rahovec: Vëllai e qëlloi vëllanë me një plumb në gjoks

Prokuroria e Gjakovës ka bërë kërkesë që ndaj të pandehurit A.M. Gjykata të vendosë masën e paraburgimit.

A.M. po dyshohet për vrasjen e vëllait të tij, N.M.

Vrasja ka ndodhur në muajin maj 2019 në fshatin Qifllak të Rahovecit.

Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit thuhet se ai ka kryer veprat penale – vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Prokuroria pretendon se A.M. e vrau vëllanë e tij N.M., 33-vjeçar, duke e qëlluar në gjoks me armë.

“Me datë 8 maj 2019 në mes të orës 22:00 e deri në ora 03:00 të datës 9 maj, në shupën e katit të parë të shtëpisë, me dashje dhe për motive të panjohura, me një të shtënë të armës në gjoks, ka privuar nga jeta vëllaun e tij N.M.”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë drejtuar Gjykatës së Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit.

Në kërkesë thuhet se sipas raportit të autopsisë kishte rezultuar se viktima kishte pasur gjakderdhje të brendshme në regjionin e zemrës.

Prokurori Ali Uka kërkesën për caktimin e paraburgimit e kishte arsyetuar me faktin se nëse A.M. do të lihet në liri ka rrezik që ai të ikë nga Kosova, të ndikojë te dëshmitarët dhe provat e rastit si dhe të kryejë ndonjë vepër tjetër penale.

Në njoftimin e ditës së djeshme nga Prokuroria, për këtë rast ishte kërkuar caktimi i masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Vrasja në Rahovec, Prokuroria: Ende nuk kemi asnjë të dyshuar

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Gjendet një i vdekur në Rahovec, dyshohet për vrasje

Fillimisht për këtë rast, Policia nuk kishte asnjë person të dyshuar.

Policia e Gjakovës ende pa të dyshuar për vrasjen në Qifllak të Rahovecit

Më pas, as Prokuroria nuk kishte të dyshuar.

Vrasja në Qifllak të Rahovecit, Prokuroria ende nuk ka informata për ndonjë të dyshuar

Vrasja në Rahovec, Prokuroria: Ende nuk kemi asnjë të dyshuar