Vrasja në Rahovec, Prokuroria: Ende nuk kemi asnjë të dyshuar

Lidhur me vrasjen e personit N.M. në Qifllak të Rahovecit KALLXO.com ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjakovës, Ali Selimajn.

Kryeprokurori Selimaj tha se ende nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë rast.

“Ende nuk kemi asnjë të dyshuar rreth kësaj vrasjeje”, tha Selimaj për KALLXO.com.

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 është gjetur i vrarë N.M. 32 vjeçar para oborrit të shtëpisë së tij.

Trupi i të vdekurit me vendim të prokurorit ishte dërguar në autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

https://kallxo.com/gjendet-nje-i-vdekur-ne-rahovec-dyshohet-per-vrasje/

www.kallxo.com