Gjendet një i vdekur në Rahovec, dyshohet për vrasje

Një burrë i vdekur është gjetur pa shenja jete në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit. Policia dyshon se i njëjti është vrarë me armë zjarri. Sipas njoftimit, i vdekuri N.M ishte 32 vjeç dhe trupi iu gjet para oborrit të shtëpisë së tij. Trupi i tij është dërguar për autopsi.