Policia e Gjakovës ende pa të dyshuar për vrasjen në Qifllak të Rahovecit

 

Lidhur me vrasjen e personit N.M. në Qifllak të Rahovecit KALLXO.com ka kontaktuar prapë Policinë e Gjakovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj tha se ky rast është në fazën e hetimeve.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Sektori Rajonal për Hetime nga kjo Drejtori në bashkëpunim me prokurorin e çështjes janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave të krijuara në këtë rast”, tha ajo.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve deri më tani kemi intervistuar disa persona por akoma nuk kemi arritur të identifikojmë kryesin e mundshëm të kësaj vepre, po ashtu deri më tani nuk dihet motivi i vrasjes”, shtoj zëdhënësja Podrimaj.

Në mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:00 është gjetur i vrarë N.M. 32 vjeçar para oborrit të shtëpisë së tij.

Trupi i të vdekurit me vendim të prokurorit ishte dërguar në autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

https://kallxo.com/gjendet-nje-i-vdekur-ne-rahovec-dyshohet-per-vrasje/

.