Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Policia e Shtimes bisedon me nxënësit për sigurinë në trafik

Policia e Shtimes ka filluar fushatë sensibilizuese për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta rreth sigurisë në komunikacion.

Mesazhet për nxënësit ishin: Të përdoren  vendkalimet e shënjuar për këmbësorë; Nxënësit të kenë veshje me ngjyra reflektuese dhe të ndritshme kur ecin gjatë natës; Të kenë kujdes të shtuar gjatë lojërave të ndryshme, kur ato zhvillohen pranë rrugëve me komunikacion të zhvilluar.

Sipas njoftimit nga Policia, nxënësve iu shpërndanë varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë.

Policia pati edhe mesazhe për shoferët në komunikacion: Të kenë kujdes gjatë ngasjes në afërsi të shkollave; Të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit të mjetit; Të mos drejtohet mjeti nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike dhe psikotrope; Të përdoret rripi i sigurisë.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në komunat e tjera të rajonit teksa ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë për kundërvajtjet në komunikacion.